Me Xenin e të tjerët...

Me Xenin e të tjerët…

Sonte në ambientet festive të hotel “HAPPY” në Gjakovë u xhiruan pjesët e fundit të Programit festiv të RTV21.
Xhirimi filloi me Artan Bakijen, vazhdoi me potpuri të Muhamet Sejdiut e për të përfunduar me Shkelzen Jetishin-Xenin e Zenel Dolin…
Ekipi televiziv i prirë nga regjisori Astrit Idrizi e kameramanët e zellshëm nën “dirigjimin” e Ilir Goranit e mjeshtrit të teknikes Fatmir Gjinovci e ai i ndriqimit Haki Syla, e lëshuan edhe “kllapën” e fundit në orët e vona të kësaj pjese të Programit festiv të RTV 21…
Ky ekip, e tjerë që përgjatë këtij muaji e kusur punuan e xhiruan me profesionalizëm të hollë në ambiente të ndryshme që nga studiot dhe ambientet e RTV21e më larg, të prirë nga regjisori Agron Vula madje në shumë hera duke e pasur afër edhe drejtoren gjenerale të RTV 21, znj.Aferdita Saraçini – Kelmendi, pastaj producenti Naim Krasniqi e tjerë, besojmë me plot zemër se ia kanë dal me sukses “të gatuajnë” një program të zgjedhur me këngëtarë ndër më të zgjedhurit e trevave gjithshqiptare…

Prandaj, ia vlen të mos e ndrroni kanalin tonë, të RTV21 përgjatë ditëve festive 2018! Urime! Ne jemi për ju!/21Media