RTV 21 si përherë, për adhuruesit e filmave artistikë bën dhurata ekskluzive.

RTV 21 si përherë, për adhuruesit e filmave artistikë bën dhurata ekskluzive.

Këtë herë, duke filluar nga e hëna (12 Mars 2018) vetëm në TV 21 vjen maratona e filmave artistikë premierë që përfaqësojnë kryevepra në historinë e kinematografisë botërore.

Nga e hëna në të premten pasmesnatës nga ora 00:30, admiruesit e artit kinematografik, do të mund të shohin çdo natë filma artistike premierë, realizimet më të mira të regjisorëve më mbresëlënës në kinemanë botërore, INGMAR BERGMAN dhe KEN LOACH.

Bergman dhe Loach janë regjisorë që i dhanë frymë të re artit kinematografik, prej viteve të dyzeta e këtej. Filmat e tyre vazhdojnë sot e kësaj dite të jenë shkollë për kieneastët në gjithë botën.

Shijoni atmosferën e kinemasë në shtëpi, me maratonën e filmave bardh e zi, që vijnë premierë në TV 21.

Shikojini filmat që përfaqësojnë majat e artit botëror të kinemasë, sepse tash e keni këtë mundësi të jashtëzakonshme, vetëm në ekranin e Televizionit 21. SHIKIM TË KËNDSHËM!