Transmetimi bëhet në kategorinë e meshkujve dhe femrave

Transmetimi bëhet në kategorinë e meshkujve dhe femrave

Kompania Mediale RTV21 ka aritur marrëveshje 3 vjeçare me Federatën e Hendbollit te Europës, për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në kategorinë e meshkujve dhe të femrave.

Me këtë kontratë, gjithashtu është paraparë edhe transmetimi i ndeshjeve të finaleve të mëdha, të njohura si Fajnell 4, shkruan rtv21.tv

Me këtë marrëveshje,  RTV21 bëhet mediumi i vetëm Kosovar,  i cili transmeton ndeshjet e hendbollit europian. Transmetimet do të relizohen çdo javë duke filluar nga shtatori i këtij viti, në kanalin televiziv 21+.

“Pas bisedimeve të shumta arritëm të konkludojmë marrëveshjen midis RTV21 dhe EHF-s. Me këto transmetime, të cilat do të jenë të shumta gjatë gjithë sezonit, do ta perafrojmë hendbollin europian tek, jo vetëm shikuesi ynë, por edhe tek hendbolldashësit, hendbollistët  dhe sportistët e ardhshëm në hendboll. Sezonin e  kaluar, RTV21 , u angazhua që në programet e saj të bëjë sa më shumë transmetime të hendbollit të Kosovës, ndërkaq sivjet dhe në vitet e ardhshme, përveç hendbollit kosovar,  do të plasojë në kanalet televizive edhe hendbollin europian”, tha redaktori i sportit, Agim Binaku./21Media