Jashari:  Rrjeti i Grave ka ndihmuar në promovimin e të drejtave të njeriut

Jashari:  Rrjeti i Grave ka ndihmuar në promovimin e të drejtave të njeriut

Shoqëria kosovare ende përballet me pa barazi gjinore dhe mos implementim të ligjeve për këtë çështje, ndërsa fajin për këtë drejtoresha e Rrjetit të Grave, Igballe Rugova ia hedh qeverisë së vendit e cila nuk i ofron hapësirë gruas që të jetë e barabartë.

Këto komente ajo i bëri në Kuvendin e 15-të me radhë të anëtareve të këtij rrjeti në të cilin janë të përfshirë rreth 125 organizata të shoqërisë civile të udhëhequra nga gratë dhe që kanë për qëllim arritjen e barazisë gjinore në Kosovë.

Igballe Rugova, drejtoresh ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, tha se pa fuqizimin ekonomik të dy gjinive por sidomos për gratë nuk ka zhvillim ekonomik.

Sipas saj, gratë në Kosovë nuk u ofrohet hapësira e merituar duke filluar nga niveli lokal e qendror qeverisës.

“Gjithë kohën ne organizatat e grave kemi punuar faktikisht në shumë raste kemi kryer punën që duhet me kry qeveria edhe njëkohësisht kemi mund me fuqizu shumë gra edhe në nivelin lokal edhe në atë qendror por problemi është nuk është tek guximi i grave nuk është, problemi është tek hapësira, nuk u ipet hapësirë grave, ju shikoni fushat zgjedhore sa pare shkojnë tek liderët që janë burra, do me thënë pak i përkrahin ato me pas vizibilitet gjatë fushatës zgjedhore dhe pak iu japin hapësirë edhe gjatë debateve”, tha ajo.

Rugova tha se me qëllim të implementimit të ligjeve për barazi gjinore në Kosovë duhet fillimisht të kemi një qeveri e cila beson në këtë barazi, pastaj mund të ndodh ndryshimi.

“Unë po shpresoj që do të kemi një ditë një qeveri që beson jo me bo që e ka obligim ligjor se na të gjitha ligjet i kemi por nuk kemi implementim se nuk kemi qeveri që beson nuk kemi lidership që beson në barazi gjinore prandaj kjo është ajo që duhet me ndryshu me pas një lidership kosovar që beson barazi gjinore dhe pastaj nga lidershipi shtyhen implementimet”, tha ajo.

Kurse, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se Rrjeti i Grave të Kosovës ka ndikuar pozitivisht që roli i gruas dhe përgjithësisht të drejtat e njeriut e njeriut në Kosovë të fuqizohen edhe më shumë.

Ai ka rekomanduar se Kuvendi i Kosovës duhet të mbikëqyrë më shumë qeverinë dhe akterët që lidhet me të drejtat e njeriut me qëllim të zbatimit të tyre.

“Një rol jashtëzakonisht të madh ka luajtur fuqizimi i vetë rrjetit të grave dhe organizatave që kanë punuar në këtë drejtim dhe aktivisteve që kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në promovimin e të drejtave dhe nga perspektiva e Avokatit të Popullit si problem shohim fuqizimin më të madh të rolit të Kuvendit dhe mbikëqyrjen parlamentare që do të duhet të ushtrohej ndaj qeverisë dhe akterëve që kanë për detyrë për të mbrojtur drejtat e grave”, tha ai.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit tha se ekzekutivi i vendit ka hartuar politika institucionale dhe ka  ndërmarr plane konkrete për të pasur një trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai tha se qeveria ka aprovuar edhe pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut e cila i obligon institucionet për të marr veprime në zbatimin e tyre që ka të bëjë me çështjen e të drejtave të njeriut.

“Qeveria po ashtu edhe Parlamenti ka aprovuar një pako të ligjeve për të drejtat e njeriut siç është ligji për Avokatin e Popullit, ligji për barazi gjinore dhe ligji për mbrojtje nga diskriminimi, kjo pako e ligjeve obligon institucionet për të marr veprime në zbatimin e tyre që ka të bëjë me çështjen e të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të veçantë ajo që ka të bëjë me barazinë gjinore, do të thotë kemi politikë të veçantë, veprime konkrete në promovim respektim dhe në aspektin e jo diskriminimit në përgjithësi”, tha ai.

Hajredini pati fjalë të mira për “Rrjetin e  Grave të Kosovës” duke e konsideruar si  rrjeti më i fuqishëm në Ballkan i cili  ndihmuar punën e institucioneve të vendit në hartimin e politikave, ligjeve, dokumentet për barazi gjinore në Kosovë.

Prioritet për vitin 2018 Hajredini e ka konsideruar edhe bashkëpunimin e qeverisë me “Rrjetin e Grave” me qëllim të mobilizimit të shoqërisë në të gjitha zonat e Kosovës për fuqizimi e gruas në të gjitha aspektet dhe parandalimin e abuzimit me to.

Misioni i RrGK-së është që të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.

Rrjeti i Grave të Kosovës  ka pasur përkrahje financiare nga UN Ëomen, ADA, Zyra e BE në Kosovë, Kvinna till Kvinna Foundation, Sëiss Contact, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Heart and Hand Foundation, anëtaret e RrGK dhe donatorët individual.