Rukiqi: Kompanitë kosovare me tendencë për të rritur punësimin rreth 13.3%

Mungesa e certifikimit ndërkombëtar pengesë kryesore

Kompanitë kosovare kanë tendencë që të rrisin për 13.3 përqind, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2018. Kështu deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, me rastin e prezantimit të rezultateve të klimës të biznesit në Kosovë për tremujorin e parë 2019.

Rukiqi tha se kjo tendencë për rritje të punësimit vie si rezultat edhe i punëve sezonale.

“Në 465 biznese e vlerësojnë gjendjen e tyre te mirë dhe të kënaqshme. Nëse shikohet trendi është një trend pozitiv. Nëse i shohim rritjet për punësim, 44 përqind e kompanive presin që të rrrisin punësimin rreth 13.3 përqind më të lartë se sa në tremujorin e fundit të vitit 2018. Edhe indikatori i konfidencës ka shënuar një trend pozitiv dhe është një pjesë e mirë që mund te merret jo vetëm nga Oda Ekonomike por edhe nga institucionet tjera”, tha ai.

Rukiqi ka folur edhe për studimin që i është bërë eksportit, me ç’rast tha se përkundër potencialit që kompanitë vendore kanë për eksport, ato nuk po mund të eksportojnë mjaftueshëm.

Sipas tij, mungesa e certifikimit ndërkombëtar del të jetë pengesa kryesore e këtyre kompanive.

Back to top button