Rukiqi: Shkalla e komunikimit mes komunitetit të biznesit dhe Qeverisë është në nivelin zero

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se shkalla e komunikimit mes komunitetit të biznesit dhe Qeverisë së Kosovës është në nivelin zero.
“Komunikimi është shumë në distancë. Normalisht që ne i kemi reagimet e tona, një qeveri që ka një politikë më të majtë gjithmonë ka me rënë ndesh me një komunitet biznesi”, ka thënë ai në Argument Plus të RTV21.
“Ka edhe një qasje që diku diku të personalizohen problemet. Një deklaratë e imja apo e dikujt nga organizatat tjera të biznesit të mos pëlqehet në Qeveri apo tek ministritë e caktuara, dhe kjo pastaj të merret si pretekst për hatërmbetje”, ka shtuar Rukiqi.

Tutje Rukiqi ka treguar se problemi me këtë Qeveri është që mekanizmat formal të dialogut publiko-privat nuk funksionojnë fare./21Media

Back to top button