Kremlini ka thënë se sulmet do i dëmtojnë lidhjet SHBA-Rusi

Kremlini ka thënë se sulmet do i dëmtojnë lidhjet SHBA-Rusi

Rusia i ka dënuar sulmet e SHBA-së në Siri duke e quajtur këtë veprim“agresion kundër një kombi sovran. Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se sulmet ajrore të SHBA’së në bazën siriane kanë thyer ligjin ndërkombëtar dhe do t’i dëmtojnë lidhjet SHBA-Rusi.

Moska thotë se sulmet ishin kryer me një “pretekst të shpikur” dhe pretendon se ushtria siriane nuk ka armë kimike. Sulmet i ka dënuar fuqishëm edhe Irani, duke thënë se sulmet e tilla të njëanshme do t’i forcojnë terroristët në Siri.

http://rtv21.tv/rusia-denon-sulmet-e-shba-ve-ne-siri/
Facebook Comment