Autobusë nga të dyja kryeqytete janë parë t’i drejtohen aeroporteve

Autobusë nga të dyja kryeqytete janë parë t’i drejtohen aeroporteve

Pas shumë negocitash, Rusia dhe Ukraina kanë nisur zbatimin e planit për shkëmbimin e të burgosurve, një lëvizje e cila mund të krijojë besim për të negociuar një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit pesë-vjecar.

Autobusë nga të dyja kryeqytete janë parë t’i drejtohen aeroporteve, ndërsa bëhet e ditur se secila palë do të marrë mbrapsht 35 persona.

Rusia pritet të dorëzojë ndër të tjerë, 24 marinarë ukrainas që u kapën disa vite më parë në afërsi të gadishullit të krimesë, pas aneksimit të kësaj njësie. Ngjarja në atë kohë shkaktoi bujë, duke marrë vëmendje ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Ukraina pritet të rikthejë në Rusi, Volodymir Tsemakh, pavarësisht rekomandimeve të kundërta të partnerëve nga Bashkimi Europian. Kjo për shkak se ai ishte specifikuar si person interesi në incidentin e rrëzimit të një avioni të Malasyan Airlines, ku humbën jetën 298 persona. Tsemakh besohet të ketë qëën komandanti i njësive të mbrojtjes ajrore Snizhne, që u përket separatistëve pro-rusë në Donetsk.

Tashmë interes do të përbëjë rrjedha e ngjarjeve në kushtet kur pas pesë vitesh konflikt, palët nuk kanë gjetur ende rrugën e ecjes përpara. Gjatë përplasjeve të armatosura, mbi 16 mijë persona kanë humbur jetën. Gjithashtu, kjo e ka bërë rajonin një mjedis të pasigurt duke bllokuar aktivitetet ekonomike.