"Dardanet" humbin ndeshjen

“Dardanet” humbin ndeshjen

Kosova ka pësuar humbje të thellë ndaj Rusisë me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme në grupin A, për kualifikimet në kampionatin Evropian 2020.

Që në minutën e parë ruset kaluan në epërsi me autogolin e Fjolla Shalës. Më pas u dyfishua epërsia e Rusisë me golin Nelli Korovinkas, rezultat ky me të cilin u përmbyll pjesa e parë.

Ruset në pjesën e dytë shënuan tri herë brenda gjashtë minutash. Autoret e golave ishin Smirnova dhe Federova.

“Dardanet” ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë ndaj Sllovenisë./21Media