Rusia hibride në rrjetet sociale

Gazetarja ukrainase dhe studiuesja e komunikimit, medias dhe gazetarisë, Delfina Ertanowska  që vepron në Poloni jep një vështrim ekskluzivisht për portalin rtv21.tv mbi luftën hibride të Rusisë që po bën në rrjetet sociale mbi çështjen e refugjatëve.
***
Në kohët kur shpërndarja e informacionit vendoset nga disa klikime në rrjet, në një realitet të vështirë dhe të paqëndrueshëm siç është tani, trajtimi siç duhet i tij është i artë.
Lufta hibride e ndërmarrë nga Rusia në Evropë vazhdon prej vitesh, në 10 të fundit pamë rritje të dezinformimit, manipulimit të mediave, provokimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme në mediat sociale.
Faza e parë e një sulmi masiv në media ndodhi në vitin 2014 gjatë “Revolucionit të Dinjitetit” në Ukrainë, e dyta në vitet 2016-2019 në vendet fqinje. Përmbajtja kryesore ishte shpifje, shpërndarje e informacionit të pasaktë, imazheve, një storie për revolucion, popullin ukrainas dhe shoqërinë. Sidoqoftë, në vende si Polonia e Sllovakia që ndajnë një kufi me Ukrainën dhe kanë një minoritet domethënës ukrainas në territoret e tyre, fushata e dezinformimit përfshiu stimulimin e armiqësisë etnike dhe kombëtare mes këtyre shoqërive.
Mjetet e manipulimit nuk kanë ndryshuar në 10 vitet e fundit, përfshirë sektorë të tillë si:

  • Lajmet e rreme
  • Artikuj, video dhe foto të fabrikuara
  • Fushata të përgatitura enkas me foto qesharake, vizatime dhe karikatura ofenduese
  • Gjuhë e urrejtjes, shpesh e përdoruar në komente poshtë artikujve dhe në media sociale
  • Robotë interneti, forume estreme të krahut të djathtë dhe platforma të ndryshme online
  • Transmetime televizive dhe në radio
  • Paguan “idiotë të dobishëm” – politikanë, “influencues”, vlogerë dhe youtuberë
  • Teknologji “deepfake” (p.sh. vendosja e fytyrës së dikujt, në trupin e dikujt tjetër”)

Dita e 18 e sulmit kriminal rus në Ukrainë kaloi, një komb me mbrojtje heroike udhëhequr nga presidenti Volodymyr Zelenskyy (Që tashmë është shndërruar në një superhero) në prapavijë gra e fëmijë të evakuuar, refugjatë lufte, rreth 1.5 milion mbërritën në Poloni, 600 mijë në Rumani e Sllovaki, gjithashtu në shtetet Baltike, të cilat ndërmorrën hapin të pranojnë refugjatë nga Polonia. Fatkeqësisht, është gjithashtu një kohë e një lufte hibride kundër refugjatëve.
Sot, vegla kryesore janë mediat sociale dhe komunikimet e të gjitha llojeve. Para një jave, personalisht pranova një seri mesazhes në aplikacionin e mesengjerit me përmbajtjen në vijim: “Ata” (Refugjatët ukrainas” do të marrin punët dhe shtëpitë e polakëve, ata do të shpërndahen, (dhe disa që nuk mund të citohen). Dërguesi ishte një nga shokët në Facebook i familjes time. Përmbajtja e këtyre mesazheve provokoi mendimet në mua, sepse kamë parë një retorikë të tillë javën e kaluar, në kanalin në Youtube të një youtuberi kontrovers polak që ka 599 mijë abonentë. Pjesë të programit të tij janë bllokuar nga sajti për shkak të përmbajtjes propaganduese që nuk përshtatet me rregullat e platformës. Megjithatë, deklarata të njëjta u bënë se gratë e fëmijët që po vijnë këtu (në Poloni) për pushime, se do të kenë përfitime, të marrin shtëpitë nga polakët, dhe se do të jetojnë këtu në kurriz të polakëve. Deklarata të tilla u shfaqën edhe në twitterët e disa polakëve (por edhe profilet robotike) për vjedhjet e pretenduara të bëra nga refugjatët, duke zvogëluar ushqimin për polakët, duke larguar pacientë nga spitalet për t’i zëvendësuar ata me “më të mirë“ (refugjatë). Përmbajtje e ngjashme postohet në forumet ruso-folëse dhe grupet në platformën Facebook, në mes të minoritetit ruso-folës në Estoni, në grupin Tallinntsy ka edhe deklarime se ukrainasit janë privilegjuar për leje pune, se pagesat për refugjatët e punësuar do të mbulohen nga pagat e tyre (minoritetit rus në Estoni). Gjithçka do të jetë në kurriz të vendasve.
E ngjashme, e pabesueshme? Dy shembuj:
Deklarimet të bëra si në mesengjer ashtu edhe në forume/aplikacione/media sociale të ndryshme:
Poloni: Një shok më tha se ukrainasit e kishin grabitur, se për shkak të pacientëve ukrainas ata ishin larguar nga spitali.
Estoni: Një shoqe më tha se ukrainasit e kishin grabitur dhe vjedhur veturën
Për më tepër, një nga top lajmet e rreme është informacioni se burra nga Ukraina lindore po organizojnë pushime me alkool në rezortet karpatiane si në Truskavets – këto mesazhe u shfaqën në videon e youtuberit polak të lartpërmendur, dhe u shpërndanë në Facebook nga një këngëtare ukrainase e muzikës pop (Profili i saj në Facebook ka 120 mijë ndjekës). Publikime të ngjashme mund të gjinden në profile të rreme në mediat sociale polake – kjo i përkon gjithashtu edhe blerjes së pretenduar të alkoolit nga refugjatët me fëmijë, apo forcimin, me thikë në duar nga “refugjatë të paidentifikuar” për marrjen e alkoolit, ushqimit etj. nga banorët e fshatrave afër kufirit (edhe atyre 100 kilometra larg kufirit).
Youtuberi kërkoi falje për fjalët e tij, duke deklaruar se humbi kontrollin, postimi në profilin e këngëtares gjithashtu u fshi. Pra çfarë ndodhi? – Ata të dy janë bërë viktima dhe vegla në të njëjtën kohë, të luftës së informacionit rus. Shpesh fillimi i jetës së këtyre informacioneve të rreme, është një llogari e rreme e kontrolluar nga robotët, që përmban një emër dhe mbiemër të çuditshëm, dhe fotografi të rëndomta nga një mjet kërkimi.
Le të lexojmë, të verifikojmë, kontrollojmë burimet – nëse nuk jeni të siguri, mos shpërndani. Ju nuk dëshironi të bëheni një nga “idiotët e dobishëm” të Rusisë. / 21Media
Delfina Ertanowska – Master në Gazetari, Mediat dhe Komunikimi, për më shumë se 5 vjet shkencëtare në fushën e luftimit hibrid, propagandës mediatike dhe dezinformimit.

Back to top button