Futbollistët e kombëtares ruse mposhtën Arabinë Saudite me rezultat 5:0, në ndeshjen e parë të kampionatit botëror në Russia 2018

Futbollistët e kombëtares ruse mposhtën Arabinë Saudite me rezultat 5:0, në ndeshjen e parë të kampionatit botëror në Russia 2018

Nikoqiri i botërorit nisi furishëm takimin duke u treguar i rrezikshëm në 20 minutat e para, gjë e cila iu shpagua me golin e Gazinsky në minutën 12.

Dy minuta para përfundimit të pjesë së parë, rusët erdhën në epërsi prej 2:0 me golin e Cheryshev, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Dzyuba në minutën 71 shënoi edhe golin e tretë për fitoren e thellë të nikoqirit në hapje të këtij botërori, ndërsa Cheryshev në minutën 92 shënoi edhe golin e katërt. Dy minuta më vonë erdhi edhe goli i pestë përmes Golovin nga goditja e dënimit.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të grupit A, në të cilin bëjnë pjesë edhe Egjipti dhe Uruguai, të cilin do të ndeshen nesër në Ekaterinburg Arena.