Kjo fotografi cilësohet si një lojë me figurën e Presidentit

Kjo fotografi cilësohet si një lojë me figurën e Presidentit

Rusia ka ndaluar shpërndarjen fotografisë montazh të Presidentit Vladimir Putini, ku ai shfaqet i grimosur. Kjo fotografi përdoret shpesh në parakalimet e komunitetit LGBT

Shpërndarja e kësaj fotografie nënkupton burg, ndërsa shteti rus e ka vendosur atë ligjërisht në listën e materialeve ekstremiste, ku janë edhe 4 mijë materiale tjera.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Rusi, kjo fotografi cilësohet si një lojë me figurën e Presidentit. Fotografia gjithsesi synon të thumbojë politikat e tmerrshme të Putinit kundër homoseksualëve e lesbikeve në Rusi.

Në një dokumentar të publikuar nga VICE vite më parë tregohej se në Rusi, komuniteti LGBT trajtohet tmerrshëm, shpesh duke qenë të detyruar të largohen nga shteti.

“Legjislacioni ynë thotë se njerëzit duhet të respektojnë integritetin dhe nderin e tjetrit person, prandaj njëjtë duhet vepruar edhe karshi Putinit” ka thënë Sekretari i Parë i Kremlinit,  Dmitry Peskov./21Media