Rusia nis dërgimin e grurit nga Ukraina!

Rusia ka filluar të transportojë grurë nga territori i pushtuar në Ukrainë, ka thënë një zyrtar rajonal pro-rus.
Një anije që transportonte 7,000 ton drithëra u largua nga qyteti i okupuar nga Rusia, Berdyansk të enjten dhe po shkonte për në “vendet mike”, tha Yevgeny Balitsky, raporton BBC.
Kievi ka akuzuar për javë të tëra Rusinë dhe aleatët e saj për vjedhjen e grurit të saj nga Ukraina jugore dhe bllokimin e porteve – diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht – duke kontribuar në një mungesë globale të ushqimit, transmeton rtv21.tv.
Dërgesa e grurit nga Berdyansk, në rajonin e Zaporizhzhia, shënon hapjen e një rruge detare për të eksportuar grurë nga Ukraina në vende të tjera./21Media

Back to top button