Demir tha se dorëzimi i sistemit do të vonohet

Demir tha se dorëzimi i sistemit do të vonohet

Dorëzimi i serisë së dytë të sistemit raketor S-400 të Rusisë në Turqi mund të shtyhet përtej afatit të planifikuar të vitit 2020, për të negociuar ndarjen e teknologjisë dhe prodhimin e përbashkët.

Kreu i Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir tha se dorëzimi i sistemit S-400 në Turqi do të vonohet për shkak të negociatave për ndarjen e teknologjisë dhe prodhimin e përbashkët, raporton Reuters. Demir gjithashtu tha se Rusia kishte ofruar për të shitur aeroplanët e saj luftarakë në Turqi dhe se Ankaraja po vlerëson ofertën. Ai deklaroi se vendimi do të merret pas një “analize gjithëpërfshirëse” të ofertës.

Turqia mori grupin e parë të S-400 në korrik, me gjithë kundërshtimin e SHBA-së dhe kërcënimeve për sanksione, por Uashingtoni vazhdon të bisedojë me Ankaranë për largimin e vendit nga sistemi mbrojtës i Rusisë.