Rusia do të përpiqet të ndikoi zgjedhjet në Gjermani

Sipas autoriteteve në Berlin

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Tomad De Maizier, tha se vendi i tij pret se Rusia do të bëjë përpjekje që të ndikoi në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, të cilat do të zhvillohen më 24 shtator.

De Maizier shtoi se të dhënat, të cilat janë vjedhur gjatë sulmit kibernetik kundër Parlamentit të Gjermanisë në vitin 2015 do të mund të shfaqen në opinion gjatë javëve në vijim.

Presidenti i Zyrës Federative për Mbrojtjen e Kushtetutës, Hans Georg Masen, në konferencën e përbashkët për shtyp me Maizierin, tha se nuk ka kurrfarë indikacione për atë se Rusia do të mund të mbështetë ndonjë parti të caktuar gjatë zgjedhjeve në Gjermani.

Ai gjithashtu tha se zyra e tij nuk posedon dëshmi të qëndrueshme se sulmi kibernetik, i cili filloi javën e kaluar në Ukrainë, për tu përhapur më pas në gjithë botën, është ndërmarrë nga Rusia.

Ukraina për këtë sulm ka fajësuar shërbimet ruse të sigurisë, duke theksuar se qëllimi i këtij sulmi ishte shkatërrimi i të dhënave dhe përhapja e panikut./21Media

 

Back to top button