Testimi vjen pasi SHBA-ja dhe Rusia janë larguar nga Traktati për Armë Bërthamore

Testimi vjen pasi SHBA-ja dhe Rusia janë larguar nga Traktati për Armë Bërthamore

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se raketa është nisur nga nëndetësja Borei afër gjirit verior të Rusisë, përkatësisht në Arkhangelsk.

Në njoftim është thënë raketa ka arritur gjatë testimit në lindje të largët të Rusisë, në rajonin, Kamchatka, shkruan rtv21.tv

Nën-admirali, Aleksandr Moiseyev, ka thënë se modeli i nëndetëses Borei pritet t’i shtohet Flotës Veriore të Rusisë në fund të këtij viti, pasi të ketë kryer të gjitha testimet e armëve. Ky testim vjen në kohën e tensioneve në mes të Moskës dhe Uashingtonit, pasi të dyja vendet janë larguar nga Traktati për Armë Bërthamore, duke ngritur shqetësime për garë armësh.

Ky traktat ishte hartuar gjatë Luftës së Ftohtë, në mënyrë që të kontrolloheshin aktivitetet e Washingtonit dhe Moskës, meqë sipas dokumentit ndaloheshin raketat me rreze të shkurtër dhe mesme veprimi.

Në muajin gusht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga ky Traktat.

Washingtoni ka thënë se Moska ka shkelur kushtet e marrëveshjes, ndonëse Rusia ka mohuar një gjë të tillë.

Marrëveshja e fundit e madhe për kontrollin e armëve në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e njohur si Fillimi i Ri do të skadojë më 2021.

E nënshkruar më 2010, ky traktat kufizon numrin e kokave bërthamore, për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Rusia nuk ka të drejtë t’i pozicionojë./21Media