Rusia përjashtohet nga Olimpiada 2020 dhe Botërori 2022

Rusia përjashtohet nga Olimpiada 2020 dhe Botërori 2022

Agjencia Ruse Anti-Doping  u shpall e papërshtatshme për manipulim të të dhënave laboratorike që u janë dhënë hetuesve janarin e vitit 2019.

Për këtë Komiteti ekzekutiv i Wada-s në një takim në Lozanë të Zvicrës, mori vendim unanim që Rusia të përjashtohet nga Olimpiada 2020 dhe Botërori 2022, raporton BBC

Rusisë i është ndaluar për katër vjet pjesëmarrja në ngjarje të mëdha sportive nga Agjencia Botërore Anti-Doping (Wada).

Kjo do të thotë se flamuri dhe himni rus nuk do të lejohen në ngjarje si Olimpiada e Tokios 2020 dhe Botërori i futbollit në Katar 2022.

Por atletët që mund të dëshmojnë se nuk janë të prekur nga skandali i dopingut do të jenë në gjendje të garojnë nën një flamur neutral./21Media