Projekti i parë për vitin 2019

Projekti i parë për vitin 2019

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi publikoi projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Santorini“, e cila u promovua ekskluzivisht sot në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21, përcjell rtv21.tv

Tekstin  e këngës e ka shkruar Aida Baraku, muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Urbangraphics.

Ky është projekti i parë i Ryvës për vitin 2019 dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Thehet zemra” është projekti paraprak i këngëtares, që ishte publikuar më 16 qershor të 2018-së dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media