Pamje nga klipi i Ryvës

Pamje nga klipi i Ryvës

Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Ryva Kajtazi po i befason fansat e saj me një projekt të ri muzikor. Ky projekt i Ryvës do të publikohet sot në orën 12:30 dhe këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes disa fotografive që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Në klipin e ri, Ryva duket e mahnitshme dhe ndryshe nga herët e tjera, transmeton rtv21.tv

“Kush është gati për projektin tim të radhës”, ka shkruar Ryva krahas fotografisë.

Fansat janë shumë të entuziazmuar për projektin e ri të Ryvës, e kjo vërehet nga komentet pozitive që i kanë lënë në fotografi./21Media