Projekt i ri nga S4MM

Projekt i ri nga S4MM

Reperi nga Tetova, Samir Selimi i njohur si S4MM ka 4 muaj që qëndron në heshtje. Që nga koha kur ai ka publikuar albumin të tij të parë, “Week of the legend”, nuk është dëgjuar asgjë nga ai.

Siç po duket tani është gati për tu rikthyer. Këtë e ka bërë të ditur artisti përmes një postimi në Instagram duke na lënë të kuptojmë se po punon për një projekt të ri.

“Të gjithë duhet të dini se kush po vjen”, ka shkruar ai duke e shoqëruar me një emoji uragani, shkruan rtv21.tv.

Albumi i artistit ka gjithsej shtatë këngë. “Mir se vjen”, “Dek i ri”, “Mos um fol”, “E preferume”, “Vizion”, “Gunshots” dhe “The Best”, janë titujt e shtatë këngëve të albumit të reperit. Këto këngë janë publikuar të gjitha për një javë, siç e ka quajtur edhe albumin “Java e Legjendës”.

Nuk e dimë ende se çfarë po përgatit Samiri, por mesa duket shumë shpejt do kemi një këngë të re nga reperi./21Media