"Vizion", kënga e pestë e albumit të S4MM-it

“Vizion”, kënga e pestë e albumit të S4MM-it

Reperi i njohur, S4MM, publikoi sot këngën “Vizion”, kënga e pestë me radhë nga albumi i tij. “Vizion” u publikua me videoklip, për të cilin u përkujdes GRANDMEDIA /AVFILMS, ndërsa për muzikën NIZA x Don Gima, Nextlanebeats.

Këtë album reperi e ka paralajmëruar ditë më parë, duke bërë të ditur se përmban gjithsej shtatë këngë, të cilat do të publikohen brenda shtatë ditësh, transmeton rtv21.tv

“Gunshots” dhe “The Best”, janë dy këngët tjera të albumit të cilat do të publikohen ditëve në vijim./21Media