Sot ka festë në të gjithë botën

Sot ka festë në të gjithë botën

Sot po festohet festa më e dashur për fëmijët, Halloween-i. Kjo ditë festohet edhe nga personat e moshës madhore, duke filluar nga artistë, e shumë njerëz me profesione të ndryshme. Por, më të emocionuarit janë fëmijët, shkruan rtv21.tv.

Kostumi dhe maska më e popullarizuar për gratë është ajo e magjistares, ndërsa burrat më së shumti pëlqejnë vampirët. Maskat tjera të pëlqyera mjaft shumë janë ajo e piratit, klounit, maces apo djallit. Ndërkaq, fëmijët pëlqejnë të maskohen si princeshë, magjistare, Spider-Man, pirate dhe shumë personazhe tjera nga filmat e animuar.

Edhe vajza e deptutetit Glauk Konjufca ka vendosur ta festojë këtë ditë me një kostum mjaft të bukur. Fotot e Knidës i ka postuar nëna e saj, Emira Bajçinca në rrjetin social Facebook. E veshur me një fustan ngjyrë të kaltër dhe një çantë me simbol të Halloween-it, Knida është dukur si një princesh.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe aktorja Emira Bajçinca janë bërë prindër për herë të parë në shtator të 2015-ës. Dyshja e kanë pagëzuar vajzën me emrin Knida, e cila më 17 shtator ka mbushur 4 vjet./21Media