Hamza: Ka kosto

Hamza: Ka kosto

21 ministri të Qeverisë Haradinaj, gëzojnë 59 zëvendësministra, ose sa gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Duke iu referuar posteve të zëvendësministrave, Qeveria është bërë një vend i madh i punësimit.

Ministri i Fincancave, Bedri Hamza, tha se kjo ministri vazhdon të bëjë presion që shpenzimet të jenë sa më të ulëta.

Hamza nuk dëshiron të komentojë faktin se a janë të nevojshëm gjithë këta zëvendësministra në Qeveri, mirëpo thotë se kanë përllogaritur shpenzimet për ta, shkruan rtv21.tv

“Ka kosto, nxjerrët kosto, dihet sa është kosto”, tha Hamza në emisionin “Argument Plus” të RTV21.

Edhe pse ai refuzon të tregojë shifra, sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, një zëvendësministër paguhet rreth 1 mijë e 100 euro pagë bazë. 59 zëvendësministrat dhe nga 2 punëtorë administrativë të tyre u kushtojnë taksapaguesve të Kosovës më shumë se 100 mijë euro në muaj.

Për kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendësministrat nuk janë pare e humbur.

“Muj me ju thanë se nuk është pare e humbur e buxhetit të vendit për shkak se dinamika është ndryshe”, kishte thënë ai për kallxo.com./21Media