Dokumenti përmban propozime për demokratizmin dhe modernizimin e partisë

Dokumenti përmban propozime për demokratizmin dhe modernizimin e partisë

Dokumenti i Iniciativës për reforma në VMRO-DPMNE që iu dorëzua kreut partiak, përmban propozime për demokratizmin dhe modernizimin e partisë. Katër anëtarë partiakë që haptazi angazhohen për ndryshime në parti, Aleksandar Mihajllovski, Ilija Ilijoski, Petar Bogoevski dh Aleksandar Cezar Konevski thonë se kanë pritur që këtë çështje ta ngrenë pas zgjedhjeve, për të mos e dëmtuar partinë në garën zgjedhore.

“Në kështu të atilla, sikur të dilnin me kërkesa siç dolëm sot, do ta kishim dobësuar pozitën e VMRO-së në procesin zgjedhor”, tha Ilija Ilijoski.

Në pyetjen se kanë mbështetje nga deputetët e zgjedhur të VMRO-DPMNE-së, gazetarët nuk morën përgjigje të detajuar. Megjithatë, anëtarët e këtij fraksioni për momentin – të vogël, pohojnë se kanë mbështetje të madhe nga grupi parlamentar, madje edhe nga anëtarë dhe trupa të partisë. Aleksandar Mihajllovski theksoi se deklaratën e kanë dorëzuar deri te Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së më 29 qershor, por deri tani nuk janë ftuar në bisedë.

“Sipas dokumentacionit që e posedojmë, i njëjti është dorëzuar në parti më 29 qershor. Përndryshe, dokumenti i është adresuar organit më të lartë partiak – Komitetit Qendror. Në këtë deklaratë, janë arsyetuar zotimet dhe parimet. Ne shpresojmë se shumë shpejtë do të kemi ftesë nga organi më i lartë i partisë”, tha Mihajllovski.

Të katër anëtarët e partisë më të madhe opozitare në vend, thonë se kanë plan edhe në rast se nuk do të ketë takim ndërmjet tyre dhe përfaqësuesve të kreut partiak, pavarësisht faktit se vetë lideri i partisë Nikolla Greuvski vetë paralajmëroi reforma në parti dhe freskime kadrovike. Dokumenti për reforma dhe demokratizim të VMRO-DPMNE-së i është dorëzuar edhe organizatës joqeveritare Civil, për çka sot mbajtën tribunë publike./21Media