Fitimet e larta të politikanëve në vende të zhvilluara dhe të pa zhvilluara

Fitimet e larta të politikanëve në vende të zhvilluara dhe të pa zhvilluara

Fitimet personale të liderëve politik janë vazhdimisht në rritje në krahasim me mesataren e popullatës në vende të ndryshme të botës, pavarësisht a janë ato vende të zhvilluara apo jo, shkruan Business Insider, përcjellë rtv.21.tv.

Duke marrë parasysh ngarkesën e punës që qytetarët e zakonshëm përballen çdo ditë, ata paguhen pak për t’i mbuluar shpenzimet e tyre në jetën e përditshme. E njëjta gjë nuk po vlen për liderët politik nëpër botë, fitimet e tyre arrijnë edhe shifra jo normale në krahasim me pagat mesatare dhe kjo dukuri negative po e përfshinë gjithë botën.

Një statistikë e publikuar nga Adzuna, një agjension që shërben për kërkim pune në vende të ndryshme të botës, thekson shumë qartë pagat e zakonshme të politikanëve nëpër botë krahasuar me pagën mesatare të një qytetari të zakonshëm.

 

how much major political leaders get paid a year compared to the average person in 45 countries around the world

Kjo statistikë tregon dallime të mëdha mes pagave të liderëve të shteteve të ndryshme krahasuar me mesataren e një qytetari në vendin ku ata janë përzgjedhur si përfaqësues të tyre. Listën e kryeson Presidenti i Afrikës Jugore, Cyril Ramaphosa, i cili fiton 19 herë më shumë se pagën mesatare të një qytetari të zakonshëm. /21Media.