Disa këshilla të arta

Disa këshilla të arta

Jo gjithkush i di rregullat e larjes së rrobave. Përshembull, ju duhet t’i lani disa rroba brenda dhe jashtë, sepse absorbojnë lëngjet e trupit. Dhe nganjëherë rrobat tuaja janë më të papastërta sesa që duken.

1.Xhinset – pas 5/6 here

Mbase, temë e rregullt e bisedës me dikë është se sa herë duhet t’i vishni xhinset para se t’i lani ato. Familjarët ndoshta ju sygjerojnë që këtë ta bëni çdo herë, edhe pas një here të vetme që i vishni. Por, miqtë ju sygjerojnë që këtë ta bëni më rrallë, sepse xhinset mund ta humbasin ngjyrën e tyre, nëse i lani shpesh. Numri optimal është pas 5-6 here.

2.Këmishat dhe bluzat

Ju duhet t’i vishni këmishat, bluzat apo maicat vetëm një herë para se t’i lani, sepse ato janë në kontakt direkt me lëkurën dhe absorbojnë pjesën më të madhe të djersës. Ju duhet t’i lani ato pas çdo përdorimi.

3.Fustanet duhet t’i lani pas dy here që i vishni

Nuk duhet t’i lani fustanet shumë shpesh, sepse mund t’i dëmtoni. Por, nëse e keni mbajtur veshur fustanin gjatë një dite të nxehtë, më mirë ta lani fustanin pas një përdorimi, sepse mund ta ketë thithur tërë djersën.

4.Çorapet pas çdo përdorimi

Që nga fëmijëria ju i dini rregullat që duhet t’i lani çorapet pas çdo here që i përdorni. Kjo këshillë erdhi nga nënat e juaja dhe është e domosdoshme. Vetëm imagjinoni se sa bakteriet dhe papastërtitë grumbullohen në këmbë./21Media