Takohuni me shokët dy herë në javë nëse dëshironi jetë të gjatë e të lumtur

Takohuni me shokët dy herë në javë nëse dëshironi jetë të gjatë e të lumtur

Në një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Oksfordit thuhet se meshkujt, të cilët dalin dhe shpenzojnë kohë me miqtë duke qeshur është tejet fitimprurës për shëndetin e tyre.

Në fakt, siç tregon ky raport, meshkujt duhet të dalin dy herë në javë dhe të takohen me miqtë, në mënyrë që të qëndrojnë të shëndetshëm dhe t’i shmangin problemet shëndetësore.

Studimi është kryer nga Robin Dunbar, psikolog dhe ka theksuar faktin se meshkujt duhet të takohen me katër shokë, dy herë në javë.

Kjo ua rritë atyre hormonet e lumturisë dhe ua zvogëlon hormonin e stresit, kortizolin, për 30%.

Miqësitë e forta mes meshkujve shpijnë në sistem më të mirë të imunitetit, ndihmojnë në lirimin e endorfineve dhe i zvogëlojnë nivelet e përgjithshme të ankthit.

Këto miqësi mund të formohen duke luajtur sporte së bashku ose thjesht duke shpenzuar kohë përgjatë vikendit. /21Media