Ndryshimet e artistëve të njohur

Ndryshimet e artistëve të njohur

“Clone” është një nga telenovelat braziliane, që ishte xhiruar në vitet 2000 dhe pothuajse të gjithë ishin lidhur me të. Dhe tani, gati 20 vjet më vonë, që nga transmetimi i saj, kur mendoni për këtë seri të famshme, mbase filloni pa dashje të kujtoni Xhaden e bukur, Lukasin e saj të dashur dhe rrugët piktoreske të Marokut.

Më poshtë shikoni se si duken yjet e serialit “Clone” sot dhe si kanë qenë ata kur kanë luajtur te seriali i njohur.

Giovanna Antonelli (Xhadja)

Kur shikoni fotografitë e saj të reja, kuptoni që as koha nuk ka fuqi mbi bukurinë e aktores. Ajo është 43 vjeçare, rrit 3 fëmijë, ka llogari të njohura në mediat sociale dhe merr pjesë në fotosesione, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv

Murilo Benício (Lukasi, Diogo dhe Leo)

Murilo Benício merr pjesë në projekte të ndryshme filmike dhe është interpretues teatri. Kritikët pretendojnë se ai është një nga aktorët më të mirë të televizioneve braziliane.

Vera Fischer (Iveti)

Vera Fischer është kurorëzuar Miss Brazili në 1969 shumë kohë përpara se të shfaqej në “Clone”. Sot ajo është 68 vjeçare, por mbase nuk do ta dinit. Nëse e shikuat atë në foton e “Clone” dhe e krahasuat atë me fotot e saj të fundit, vështirë se do të shihni ndonjë ndryshim. Aktorja shijon kohën e saj të lirë tani dhe ndan fotografi të mrekullueshme nga vila e saj luksoze.

Letícia Sabatella (Latifa)

Letícia Sabatella e bukur ka një vajzë. Aktorja merr pjesë në filma dhe seriale televizive edhe sot.

Dalton Vigh (Said)

Burri i besueshëm dhe i kujdesshëm i Zhades, i njohur si “Said”, rol i luajtur nga Dalton Vigh, është i popullarizuar në mesin e grave si Murilo Benício. Dhe shumë njerëz nuk mund ta kuptonin sesi heroina mund të linte burrin e saj të pashëm dhe të zgjidhte Lukasin. Vigh vazhdon të punojë në telenovelat braziliane. Dhe në vitin 2013, aktori është shfaqur në disa episode të O Negócio, krijuar nga HBO.

Carla Diaz (Hatixhja)

Carla Diaz që ka luajtur vajzën e Zhades tani është 29 vjeçare. Aktorja është me të vërtetë e njohur në Brazil dhe merr pjesë në filma dhe seriale televizive, si dhe punon si modele, përcjell rtv21.tv

Sthefany Brito (Samira)

Ju mund ta shihni Sthefany Brito në shumë telenovela tjera dhe e fundit është publikuar në vitin 2017. Sthefany gjithashtu punon edhe si modele.

Daniela Escobar (Maiza)

Daniela Escobar e ka lënë pas karrierën e saj të aktrimit, por ajo ende punon në TV. Për shumë vite, ajo ka punuar në programin Superbonita. Vlen gjithashtu të përmendet se Daniela është zhvendosur në Kaliforni dhe jeton atje.

Marcello Novaes (Shandi)

Marcello Novaes ka 2 djem: Diogo (lindur në 1994) dhe Pedro (lindur në 1996) nga martesa të ndryshme, të cilat përfundimisht shkuan në divorc. Sot aktori nuk dëshiron të flasë shumë për jetën e tij private, megjithëse ai mban kontakte me të dy ish-gratë. Së bashku me aktorin Marcelo Serrado, Novaes interpreton në një grup të quajtur Os Impossíveis.

 Débora Falabella (Meli)

Aktorja është 40 vjeçare, por nuk ka ndryshuar aq shumë. Në “Clone”, Débora Falabella (Meli) dhe Murilo Benício (Lukasi) kanë luajtur si vajza dhe babai. Por, në vitin 2012, ata kanë filluar të takoheshin në setin e Avenue Avenue. Aktorët kanë jetuar së bashku 7 vjet.

Eliane Giardini (Nazira)

Eliane Giardini është 67 vjeçare, por është vërtet e vështirë të besoni se ka aq vjet. Është interesante që para se të mbushte 40 vjet, ajo nuk mund të arrinte ndonjë sukses në karrierën e saj dhe tani ajo konsiderohet të jetë një nga aktoret më të spikatura në Brazil.

Thiago Oliveira (Amini)

Thiago Oliveira tani është 31 vjeçar, ai udhëton dhe merr pjesë në seri televizive, filma, reklama dhe në teatër./21Media