15 minuta meditim në ditë kanë të njëjtin efekt si një ditë pushimi

15 minuta meditim në ditë kanë të njëjtin efekt si një ditë pushimi

Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Christopher May i Universitetit të Groningenit dhe botuar në ‘The Journal of Positive Psychology’.

Në të kaluarën, studime të tjera kanë treguar se sa i përket reduktimit të stresit dhe disponimit të shtuar, meditimi ka të njëjtat efekte si një pushim i shkurtër.

Ky studim përfshinte 40 të rritur të rinj, të cilëve u është dhënë një CD për të medituar për 15 minuta në ditë për disa javë jo të njëpasnjëshme.

Përveç kësaj, autorët kanë gjurmuar sistematikisht çdo herë që pjesëmarrësit ishin në një pushim nga puna normale e tyre e përditshme dhe detyrime të tjera.

Në këtë mënyrë, studiuesit matën ndikimin relativ të pushimeve dhe meditimit në kushte të tilla si emocionet pozitive ose negative të përjetuara, mirëqenien psikofizike, gjendjen e qetësisë e kuptuar edhe si aftësia për të dëgjuar veten dhe botën rreth (për shembull për të ndaluar në zhurmën e një zogu ose tik-takun e një ore në një dhomë apo edhe në tingujt e një makine që kalon).

“Ne kemi parë se vetëm 15 minuta meditimi shoqërohet me efekte të ngjashme me ato të shkaktuara nga një festë”: një vetëdije më e madhe për veten dhe mjedisin, për emocionet pozitive dhe për relaksim, shpjegoi May. /21Media