Arrin shifër mijëra euro

Arrin shifër mijëra euro

Shoqërimi i këngës me videoklip tashmë është një  “obligim”  që këngëtarët ia kanë vënë vetes. Kjo edhe sipas pohimeve të tyre se kënga shpërndahet më shumë kur shoqërohet edhe me anën vizuele, shkruan rtv21.tv

Megjithëse, shndërrimi i një kënge në hit edhe përmes spotit po del se kushton shumë. Të paktën kështu ka pohuar këngëtari, Albatrit Muqiqi në emisionin “1 kafe prej shpisë”, në RTV 21.

Ai tha se për të është e arsyeshme që t’i shpenzojë deri në 3 mijë euro, vetëm për klipin duke përjashtuar garderobën, grimin e gjërat e tjera.

“Tash kanë ardhë produksione të reja, janë edhe ato produksionet tjera që janë edhe më të shtrenjta që e kryjnë nashta edhe punën e njëjtë…por sot shitet emri në një farë mënyre, edhe nuk e shoh unë shumë të arsyeshme me shpenzu edhe tepër në klipe sepse mbulesë nuk kemi tani…”, tha ndër tjerash Albatriti.

Ai po ashtu ka ngritur edhe çështjen e mungesës së një festivali, i cili do t’i vlerësonte projektet e këngëtarëve, apo edhe do t’i stimulonte ata.

Albatriti para pak ditësh lanësoi videoklipin e këngës “Nuk muj me ta fal”, këngë e cila u publikua para pak mujash. Ai po në emisionin “1 kafe prej shpisë”, tha se spotin e realizoi për shkak të kërkesës së fansave të tij./21Media