Sa subjekte politike do të garojnë?

Gjithsej 26 subjekte politike

Në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), u dorëzuan listat e partive politike dhe koalicioneve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se lista e subjekteve politike që aplikuan në këtë periudhë, 11 maj – 19 maj, është si në vijim, janë pesë koalicione, 19 parti politike dhe dy iniciativa qytetare. Pra, gjithsej janë 26 subjekte politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 qershorit”, theksoi Elezi./21Media

Back to top button