Poezi nga Shaban Cakolli

Poezi nga Shaban Cakolli

Sa të dua Kosovë

Sa të dua Kosovë,
edhe pse na ndanë kjo largësi,
sikur të bëhesha Shqiponjë,
në çerdhe tjetër s’isha hy.

Je për mua vend i dashur,
tjetër në botë nuk kam pëlqyer,
nën një shkurre, isha përplasur,
shpirtin tim për të ushqyar.

Foleja ime, larg mendje mos me qit,
ne çerdhen tënde, mungon zogu yt,
Nuk të harroi, po të përbehem,
Më ndriço shtegun, që të mund të kthehem.