Një selfie me vjehrrin!

Një selfie me vjehrrin!

Në këtë fillim të javës, familja Fejzullahu ka udhëtuar drejt Tiranë, ku mbrëmë kanë darkuar së bashku me familjen e Sinan Hoxhës.

Pamjet nga ky takim janë publikuar në rrjetet sociale të artistëve. Fotografitë Sabriu i ka publikuar me një urim të përzemërt, shkruan rtv21.tv

“Ju paça gjithmonë afër vetes o njerëzit e mijë të zemrës”, ka shkruar ai.

Ndërkaq sot, Ariana ka publikuar një fotografi me vjehrrin e saj në ashensor.

Vjehërr e nuse janë shfaqur të buzëqeshur dhe elegant përkrah njëri-tjetrit.

Duket qartë se Sabriu dhe Ariana kanë raporte të mira mes vete, kjo u pa edhe në festën e datëlindjes së Ermalit ku të dy vallëzuan për të pranishmit./21Media