Ditë e veçantë për Sabriun

Ditë e veçantë për Sabriun

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu sot përmes një postimi në Instagram ka emocionuar të gjithë me urimin e ditëlindjes për vajzën, Bulzën. Për ta uruar vajzën e tij nga larg nuk është aspak e lehtë për Sabriun.

“Bulza ti sot ke datlindjen. Te uroj nga largësia nuk eshte e lehtë, por kur ti jeton e lumtur dhe vazhdon te jesh e lumtur na bën që edhe ne të ndihemi të lumtur me ty Qika jem, Na ke sjell në jetë dy princesha o Zot sa i lumtur qe jom, ndjenjë që nuk përshkruhet, Babi ti uron gjitha te mirat në jetë drita jem” ka shkruar ndër tjerash, Sabriu.

 Kujtojmë se, Bulëza vite më parë ishte marrë me muzike, ajo  kishte ripërpunuar këngën e Beyonces “Baby boy”. Kënga u interpretua në shqip me titullin “Ndoshta po gaboj”. /21Media