Legjenda e muzikës shqipe në përkrahje të kombëtares

Legjenda e muzikës shqipe në përkrahje të kombëtares

Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillon ndeshjen kundër Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për evropianin 2020.

Dardanët kanë filluar festën në Çeki për ta përkrahur Kosovën. Përveç tifozëve edhe emra të njohur po e përkrahin kombëtaren. Në mesin e tyre edhe legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu. Ai publikoi një fotografi të kombëtares, të cilës ia shoqëroi një dedikim të veçantë.

“Suksese djem se jeni me te miret ne bote, Ju honksha zemren”, transmeton rtv21.tv

Stadiumi i Viktoria Plzen “Doosan Arena” do të jetë arena ku të besuarit e Challandes do të kërkojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik të Kosovës në Kampionatin Evropian “Euro 2020”./21Media