Artistët kosovarë po solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

Artistët kosovarë po solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

Artistët e njohur kosovarë kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’i strehur të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, i cili shtëpinë e tij e ka lëshuar për një familje pesë antarëshe.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Sabiru përmes rrjeteve sociale.

“Ne rrim gjithëmonë pranë trungut tëndë Nanë Shqipëri. Me zemër ua lëshojë shtëpinë time një familjes 5 anëtarëshe, vëllezërve e motrave të gjakut tim S.Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on

Përveç Sabriut, strehim për të prekurit nga tërmeti kanë ofruar edhe: Capital T, Ledri Vula, Rina Balaj, Genc Prelvukaj, e emra tjerë të njohur të skenës.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet.

Në Shqipëri toka është lëkundur përsëri sot në ora 15:46.  Lekundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë. Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe epiqender në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana. /21Media