"Vitet s'kanë të ndalur dhe kalojnë"

Vitet s’kanë të ndalur dhe kalojnë”

Ibrahim Krajkova i njohur me emrin artistik si Leci për vite me radhë ka qenë një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar.

Krajkova ishte diagostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe në vitin 2015 ai ka vdekur, duke lënë pas vetes një arkiv të mbushur me kujtime të shumta pë adhuruesit e humorit të tij.

Ai kishte bashkëpunime me aktorët e njohur si: Sevdai Radogoshin- Qumilin, e Rasim Thaqi-  Cima, të cilët vetit e tyre të humorit në vitet e 8o- ta i bashkuan në një emër, i cili mbeti i njohur ende për publikun shqiptarë si “Treshi Përsheshi”.

Aktrimi Lecin gjithashtu e ka bashkuar edhe me këngëtarin e njohur, Sabri Fejzullahun, i cili sot me anë të një fotografie të publikuar në Facebook ka kujtuar me shumë mall aktorin.

Sabriu, ka shkruar se kalimi i viteve nuk e zbehë kujtimin për një njeri siç ka qenë  Ibrahim Krajkova.

Vitet s’kanë të ndalur dhe kalojnë, por ti Lec, koleg Artist, bashkëshort , baba e gjysh, përjetë dhe përjetë do mbetesh në zemrat, kujtesën e shpirtin e popullit shqiptar, he lum ne që të kishim e që të kemi, atje ku pushon i qetë.
Populli gjithmonë të kujton me admirim, flet për punën tënde prej artisti, e njeriu të madh, që kur flasin per ty u mbushen sytë me lotë e qeshin me shpirt nga gëzimi që të kishim o Artist“, ka shkruar Sabriu në Facebook.

 

Kujtojmë se, Ibrahim Krajkova ka vdekur në moshën 68 vjeçare. /21Media