Ditë e veçantë në familjen Fejzullahu

Ditë e veçantë në familjen Fejzullahu

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu sot përmes një postimi në Instagram ka shprehur urimet e ditëlindjes për nipin  e tij, Artin. Për ta uruar nipin Sabriu ka zgjedhur një fotografi të bukur bashkë me Artin.

“Sot Gjenerali i gjyshit e ka datelindjen,Njeqind vjet i festofsh o diell qe me ngroh, O motivi i gjyshit,O dritë e syve te mi, E di qe me Ty do te krenohem tan jeten”, ka shkruar Sabriu poshtë fotografisë së publikuar.

 Këngëtari është i martuar prej vitesh me Nerën dhe kanë dy fëmijë, Ermalin dhe Bulzën. Këngëtari ka edhe dy fëmijë nga martesa e tij e parë, Armendin dhe Adelinën./21Media