Diçka e re nga dyshja e njohur

Diçka e re nga dyshja e njohur

Për vite të tëra skenës së muzikës i fali projekte të ndryshme, kështu duke i qëndruar besnik publikut shqiptarë bëhet fjalë për këngëtarin e njohur, Sabri Fejzullahun. Sabriu numëron shumë hite në repertorin e tij e si duket ai nuk di të ndalet, ai po vazhdon të sjell ende këngë të reja. Këtë herë, Sabria ka bashkuar forcat me Blero Muharremin. Këtë e ka bërë të ditur Blero përmes një postimi në Instagram.

Tik tak… Blero ft Sabri Fejzullahu”, është mbishkrimi që Blero e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instastroy.

Si Sabriu ashtu edhe Blero kanë sjellë edhe bashkëpunime tjera me emra të njohur të skenës sonë, e ky bashkëpunim mes tyre është i pari.

Kujtojmë se, Sabri Fejzullahu kishte kënduar në dasmën e Bleros dhe Afronës. /21Media