"Shihemi" kënga më e re nga artisti

“Shihemi” kënga më e re nga artisti

Ka vetëm gjashtë ditë që artisti i mirënjohur Sabri Fejzullahu ka publikuar këngën e tij të re me titull “Ti”.

Por, Sabriu nuk e ka në plan të ndalet dhe këtë të diel po vjen edhe me një tjetër këngë me titull “Shihemi”, shkruan rtv21.tv

Për dallim nga “Ti” e cila është ritmike, kënga “Shihemi do të jetë baladë.

Lajmin e ka dhënë Milot Lalloshi i cili ka treguar se këtë këngë do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në Premier Songs./21Media

Kryevepra e Sabrianos del te Dielen ekskluzivisht vetem ne Premier Songs, nje super balade 🙏

A post shared by ғᴀᴍɪʟʏ: ᴘʀɪᴀᴍ, ᴇʀxʜɪɴᴀ, ᴍɪʟᴏᴛ (@milotllalloshi) on