Fejzullhau për Haradinajn: Sot me aktin trimëror , po i jep dinjitet Kosovës

Fejzullhau për Haradinajn: Sot me aktin trimëror , po i jep dinjitet Kosovës

Pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, këngëtari Sabri Fejzullahu ka thënë se me këtë akt po jep dinjitet Kosovës.

Sipas Fejzullahut, Ramush Haradinaj ka dëshmuar edhe njëherë sa e do Kosovën.

“Sot , Ramush Haradinaj provoi edhe nji here se është atdhetare i flaktë, se e don Kosovën dhe Shtetin e Kosovës me shume se sa veten e vetë. Dje dha gjake nga vetja e vete dhe familjes se vete për lirinë e Kosovës , dhe sot me aktin trimëror , po i jep dinjitet Kosovës.”, ka shkruar Sabri Fejzullahu në Facebook.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka dhënë dorëheqje ta pa revokushme nga funksioni i kryetarit të Qeverisë pasi është ftuar për intervistim nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale për intervistim. Haradinaj pritet që javën tjetër të udhëtojë për në Hagë./21Media

Sot , Ramush Haradinaj provoi edhe nji here se eshte atedhetare i flakte, se e don Kosoven dhe Shtetin e Kosoves me…

Gepostet von Sabri Fejzullahu am Freitag, 19. Juli 2019