"Pranvera në Prishtinë" në një version tjetër

“Pranvera në Prishtinë” në një version tjetër

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu ka ripërpunuar njëren prej këngëve që i që bëri ballë viteve, të shoqëruar me videoklip me pamje të Prishtinës.

Hitin e tij “Pranvera në Prishtinë” Sabriu e ka sjellë në një version tjetër nga ai i publikuar në vitet e 80-ta.

Për tekstin e kësaj kënge u kujdes poeti, Milaim Berisha. “Pranvera ne Prishtine”, lindi në vitin  1981 në pranverën e demonstratave të studentëve, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se Sabri Fejzullahu ka një bagazh të gjerë artistik. Disa nga këngët e tij më të njohura janë “Të fala nga Prishtina”, “Pse s’thashë të dua”, “Fshatarja ime”, “Merrma shiun e Prishtinës”, “Moj e mira e diasporës”, “Nostalgjia”, “Jam shumë keq”, “Albanese”, “Shqipe”, e të tjera,

“Pranvera në Prishtinë” është ripërpunuar edhe nga këngëtarë të tjerë, secili nga ta i ka dhënë ngjyrën e vet dhe në çdo version ka dalë këndshëm. /21Media