Sabriu me fjalë të veçanta për Ismail Kadarenë

Sabriu me fjalë të veçanta për Ismail Kadarenë

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare sot feston 84-vjetorin e lindjes. Me këtë rast këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu e ka uruar Kadarenë me fjalët më të mira, ai atë e quan ikonë të letërsisë shqiptare.

“Sot mbush 84 vite ikona e letërsisë shqiptare. Edhe 100 tjera, i madhi Ismail Kadare”, shkroi Sabriu poshtë fotografisë së Ismail Kadaresë të publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Sot mbush 84 vite ikona e letërsisë shqiptare. Edhe 💯 tjera, i madhi Ismail Kadare

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Themeluar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802, Legjioni i Nderit është titulli më i lartë dhe ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit. /21Media