Projekti i ri nga Sabriu

Projekti i ri nga Sabriu

Njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun, Sabri Fejzullahu, ka paralajmëruar fansat për projektin e ri muzikor që pritet shumë shpejt të publikohet.

Sabri Fejzullahu ka përfunduar këngën e re, ndërsa tani është duke ia realizuar edhe videoklipin, shkruan rtv21.tv

Për videoklipin e ri, këngëtari po bashkëpunon me MProduction.

Ndryshe, “Kallem” është projekti i fundit muzikor nga Sabri Fejzullahu. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 200 mijë klikime./21Media