Sabriu i lumtur pranë Nerës

Sabriu i lumtur pranë Nerës

Ai është mjaft i dashur dhe i pëlqyer nga të gjithë brezat, anë e mbanë trojeve shqiptare. Është fjala për këngëtarin e mirënjohur të skenës muzikore, Sabri Fejzullahun, i cili ka rrëmbyer zemrën e publikut kudo ku ka kënduar.

Aktiv me projekte dhe mjaft i angazhuar me koncerte është gjithnjë këngëtari i madh i muzikës kosovare. Por, krahas këtyre,  Sabri Fejzullahu aktiv po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat po publikon pamje të shumta nga jeta private dhe publike.

Sot, në instagram ku numëron 12 mijë e 200 ndjekës, 72 vjeçari nga Podujeva publikoi një imazh të bukur, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e fundit, artisti shihet i lumtur pranë bashkëshortes së tij, Nerës, teksa shkroi edhe dy fjalë për të. ” Nerushi jem”, shkroi këngëtari sipër fotografisë së publikuar në instastory, krahas së cilës la edhe emojin e zemrës.

Kujtojmë që, kënga e fundit e Sabri Fejzullahut është “Mos u dorëzo”, të cilën e publikoi dje./21Media