Sadiku do të rikthehet te Lugano

Sadiku do të rikthehet te Lugano

Armando Sadiku do të jetë pjesë e Luganos për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses testet fizike në praninë e mjekëve të klubit të tij, Levantes dhe do të kalojë në formë huazimi tek ekipi zviceran deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes së kartonit.

Siç raporton portali “superdeporte.es” në Spanjë po diskutohen edhe çështjet financiare për blerjen e kartonit për të mbyllur të gjithë operacionin.

Ky do të ishte rikthimi i tretë për Sadikun në Zvicër tek Lugano, pasi më herët ka qenë në vitet 2012-2014 si dhe në formën e huazimit nga Zyrihu në vitin 2017.