Mane përfundoi kontrollat

Mane përfundoi kontrollat

Liverpooli-t i është dëmtuar një nga lojtarët kryesor në sfidën ndaj Wolves, mbrëmjen e së enjtes.

Sadio Mane u detyrua ta linte fushën e lojës, pas një lëndimi të cilin ai e pësoi.

Mane sot iu nënshtrua një kontroll të detajuar, për të kuptuar se sa është shkalla e dëmtimit të tij.

Ai pritet të mungojë në ndeshjen e FA Cup ndaj Shrewsbury Town, por me shumë mundësi pritet të rikthehet ndaj West Ham-it, në Premier League.