Bacary Sagna është i bindur se Paul Pogba do të hesht kritikët e tij

Bacary Sagna është i bindur se Paul Pogba do të hesht kritikët e tij

Mesfushori i Francës ka qenë shumë i kritikuar për sezonin e fundit me Manchester United dhe ndeshjet miqësore me kombëtaren e tij në prag të Botërorit.

Por ish-reprezentuesi i “Gjelave”, Bacary Sagna, beson që Pogba do të shkëlqejë në Kampionatin Botëror dhe do jetë vendimtar në sukseset e kombëtares franceze.

Sipas tij , Pogba është një personazh special dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën

Sagna ka thënë për Sky Sports News se “Pogba ka pasur një sezon mesatar me Manchester Unitedin dhe është kritikuar shumë sidomos për shkak të çmimit të lartë me të cilin është blerë dhe njerëzit presin nga ai që të shënojë më shumë gola. Por ata që e kritikojnë duhet të kujtohen se Pogba është mesfushor qendror dhe ka urdhra nga trajneri që fillimisht të kujdeset për repartin defanziv e më pas të mendojë për sulmin”.

Poashtu Sagna tha se pret që “Pogba në Botëror të shpërthejë dhe t’i heshtë të gjithë ata që kanë folur fjalë të këqija për të.