10 të vdekur nga shpërthimi në një pikë karburanti

Dhjetë persona vdiqën pas një shpërthimi në një pikë karburanti në County Donegal, në Irlandë.
Katër burra, tri gra, një djalë dhe një vajzë adoleshente dhe një fëmijë i vogël u vranë, informoi policia irlandeze.
Shpërthimi ndodhi në një stacion shërbimi Applegreen në fshatin Creeslough të premten pasdite.
Tetë persona janë në spital, njëri rëndë.
Shpërthimi shkatërroi ndërtesën dhe një pjesë të një pallati.
Shërbimet e urgjencës mbajtën një minutë heshtje në kujtim të të vrarëve gjatë një konference për shtyp të shtunën pasdite.
Creeslough është një fshat i vogël në Republikën e Irlandës dhe është rreth 15 milje nga Letterkenny dhe 30 milje nga kufiri me Irlandën e Veriut. Ka një popullsi prej rreth 400 banorësh, shkruan BBC./21Media

Back to top button