Ceremonia do të mbahet në Muzeun e Kosovës

Ceremonia do të mbahet në Muzeun e Kosovës

Artisti shqiptar Saimir Strati, i dhuroi Kosovës portretin e Nënës Terezë, me rastin e festës së 28 Nëntorit. Në Kosovë ai do të vijë sërish, por këtë herë për t’u shpërblyer për punën që ka bërë. Ai do të pranoj certifikimin e rekordit Guinnes.

Për portretin e Nënës Terezë, artisti Saimir Strati ka përdorë 1. 5 milion kapëse teli dhe kjo vepër shënon rekordin e dhjetë të Stratit në Guinnes.

Ceremonia e certifikimit të rekordit do të mbahet më 18 prill në Muzeun e Kosovës, me fillim nga ora 19:00./21Media